PËR NJË ÇAST
U lindëm duke qarë
U rritëm të gëzuar,
të hidhëruar e të “vrarë”!
Për një çast vemi baste,
e i biem pishman
Për një çast gëzojmë shumë
E bëjmë hatanë!
Për një çast qeshemi, shqyhemi.
Për një çast qajmë,
dënesim e ngrihemi.
Për një çast, vetëm për një,
Bëhemi te trishtë, të hidhur injorantë
Shajmë e pështyjmë si arrogantë!
Në çastin tjetër flasim e murmurisim
E pastaj prapë lavdërojmë,
e bezdisim
Për një çast, vetëm për një çast, jemi njeri
E mandej prapë për një çast mund të bëjmë çudi
Për një çast jemi çdo gjë, shumëçka jemi,
Në çastin tjetër hiçgjë, as frymë nuk kemi!