KUSH QUHET DASHURI.
S’quhet dashuri, kur burri të dhunon
S’quhet dashuri, kur vetveten harron,
S’quhet dashuri, depresioni bërë fole,
S’quhet dashuri, kur thonë ke problem.
(“me mend!”)
Jo s’quhet dashuri, me fjalë lajkatare
S’quhet dashuri, me xhelozi në lakthe,
S’quhet dashuri, e rremë përgjegjësi,
S’quhet dashuri, me një letër celibrim.
S’quhet dashuri, kur fëmijët tua mohon
Kjo quhet marrëzi, dashuri nuk i thonë,
S’quhet dashuri, kur bukës i thua baltë,
S’quhet dashuri, çdo gjë e shkel këmbë.
S’quhet dashuri me debate, agresion
S’quhet dashuri, kur më s’funksionon,
Mbase u divorcuat, të dhuroni mirësi,
Vetja korrigjohet… Pësimi jep mësim.
E vërtetë, e drejtë, e sinqertë dashuri
Për familjen, të shkrihesh pa kursim,
Zemra të bëhet mal, si deti valë-valë,
Unitet-falje-mirësi, familja shkon lart.
Respekt, besë, maturi, harmoni
I përveçëm emër, hyjnore dashuri!