Unë e di që ti je gjarpër, me lëkurë të shndërruar, e me gjuhë thumbuese që të mbush me egërsinë tënde dhe me helm në ajër, por di, që unë jam sipër teje dhe po më zvarrit kaq shumë, sa them se ëndërroj e të të zbusë.
Por, si?!
Siç ke ëndërruar dhe po ëndërron për të patur një “fëmijë”, dhe që nuk e ke as plaçkën vëndit , ndaj dua të të mbush me frymëzimin tim duke marr borxh bukurinë, ndjeshmërinë, dritën dhe çiltërsinë si dhe dashurinë e Hënës të t’i përcjellë ty me fjalë.
Ti këtë gjë e kupton, apo jo?!
Po, po e kuptoj, sikur të isha nierkë, por që jam edukatore e kopshtit, e këtë e di.
Por, ama nuk mund t’ja arrij Hënës për misteriet dhe dashurinë që ka Ajo për ty.
Ti këtë e di, apo jo?!
Po, po e di!
Por, prej saj po të shkruaj dhe ty se është dritë e bukur ajo e Hënës, e në disa ditë, bëhet e mohueshme Hëna, dhe e zëvëndësoj me ty (pavarësisht që nuk i afrohesh aspak asaj)!
Po, e qartë!
E kuptoj!
Por ama, unë të kam mbi kurriz sepse kështu dua.
Nuk ndjej gjë, thjesht dua të të kem ndjekësin tim, si përkujdesje dhe psikologu im, që të arrij sado pak, e në ëndrra të shoh të bëhem nënë.
A je dakord?!
A do më rrëfesh këto gjëra që po të kërkoj?!
Po, po ,patjetër !
Përse jam unë këtu, o gjarpër?!
Për të të ngucur sa më shumë e pa fjalë vetëm me një shënjë të vogël fare, si prej origjinës sonë, siç flasim ne, ok?!
Ok!- i përgjigjet gjarpri njeriut.
Por, njeriu, njeri !
Nuk guxon t’i bëj aspak gjënë më të vogël asaj në mistikën on line, pasi e me hënën nuk pati ndonjë rezult të ndjeki ëndrrat siç i përkisnin, sepse njeriu ka zgjim .
E zgjimi i mëngjesit të bën të kthjellët.
Është ditë dhe me Diell, ndryshe nga nata që të trrullos nga trutë, e të mbyll sytë si me perçe.
Kështu që, unë o gjarpër, do mundohem të të bëj më të famshme.
Jo, sa Hëna.
Sepse Hëna varet nga unë që më konsideron Diell.
E pa mua, e pa rrezet e mia nuk do ekzistonte Hëna.
Hëna është Nëna e Planetit dhe e zodjakut të secilit prej nesh.
Pa të, nuk ka jetë siç nuk ka pa Diell (Njeriun)!
Dakort, o gjarpër?!
Dakort!
Po ti më njeh mua, dhe po më nderon që po më heq njollën e zezë nga lëkura ime e dikurshme, dhe të metat që po m’i shuan për të më bërë të ndritshme, edhe këtë e di!
Dhe të falenderoj me respekt, o Njeri i mirë.
Ndryshe nga ç’veprove për Hënën që ia nxorre me shpifje njollat, e pa qënë me njollë, dhe në vënd të saj, po më vë mua si Hënë!
Dhe e di sepse!
Sepse, ti kështu ke vepruar e me gjarprinjtë e tjerë, dhe kam frikë se Hëna do kthehet në tokë, e do na shuaj neve të gjithave me emrin gjarpër, e si familje e si nëpërka.
Dhe ty si njeri , do të të shndërroi në robot. E di këtë ti, eee?!
Po po, e di pra e di!
Vazhdon…!
