Wednesday, April 22, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-KUR VETMIA VJEN ME MUA

Murtez Asllani-KUR VETMIA VJEN ME MUA

Vetmia më bren shpirtin ngadalë
dhe trupi më është ligështuar,
kur s’kam askënd afër
me te kohën për t’kaluar.

Në dhomën e errët rri e mendoj
rrezet e hënës më bëjnë shoqëri,
shpeshherë jetën e mallkoj
si mbeta kështu në vetmi?!

Rrudhat në fytyrë më janë shtuar
dhe rri duke u kujtuar,
mendimet shkojnë në skaj të botës
se si vetminë për ta larguar?

Sa njerëz ka bota që jetojnë në vetmi
zemra u cfilitet dhe plot mërzi,
buza s’ju qeshet kurrë në jetë
dhe nuk ju duhet asnjë pasuri.

E urrej vetminë si askënd tjetër
s’dua ta shkruaj ate as në letër,
ajo i bën njerëzit ta urrejnë jetën
dhe mos ta duan as vetveten.

Në çdo hap vetmia vjen me mua
dhe më mungojnë të dashurit që i dua,
kjo botë qenka shumë e pabesë
dhe unë kam humbur në vetmi, pa shpresë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT