Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeÇfarë moti na pret nga sot?

Çfarë moti na pret nga sot?

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Herë pas here, vende-vende priten riga kryesisht të dobëta shiu dhe atë vetëm në disa rajone. Do të vazhdojnë të fryjnë erërat jugperëndimore, ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga -1 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me vranësira dhe lokalisht me intervale kohore me diell. Në jug të Shqipërisë priten reshje paksa më të dendura shiu, ndërsa në viset tjera reshje të pakta dhe lokale.

Ditëve të ardhshme na pret mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Erërat jugperëndimore do të vijnë duke u fuqizuar edhe më tutje veqanërisht të enjtën. Vende-vende priten reshje shiu në sasi kryesisht të pakta.

Reshjet e shiut do të vijnë duke u shpeshtuar nga e enjta ku fillimisht priten rrebeshe afatshkurtra, lokale shiu, ndërsa të premtën reshje ose rrebeshe më intensive./MeteoBallkan

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT