Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Një trëndafil

Mimoza Maria Ajdhoni-Një trëndafil

Një trëndafil

Një rreze dielli e pamëshirshme,
më zgjoi dhe sot pa u penduar.
Sikur një zile kishte kurdisur,
doja, nuk doja, për ta degjuar

.
Hapat e mia te rënda mal,
nuhatja aromën e kafesë kërkonte,
në tavolinë një trëndafil në vazo
dhe syri im për aftësinê e tij dyshonte.


Çudi, po mbrëmë, nuk ish aty?
Arsyes time shpjegim i kerkova.
Përgjigje s’mora dhe menjëherë
dritaren e hapur përballë vëzhgova.


Aromën tënde në ajër kërkova,
trupit tim, gjurmë nga duart e tua.
Mos erdhe vallë si fllad pranvere
dhe thjesht një puthje le tek mua?


Mos erdhe vallë në ëndrrën time
dhe vrulli i ndjenjave dritaren shtiu?
Një trëndafil në vazo lëshoi
dhe koha mendimet aty m’i ngriu?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT