Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Mësuesve

Ana Petani-Mësuesve

Mësuesve

Ashtu si para nënës përulemi me dashuri
E fjalët e zemrës nuk mungojnë kurrë
Si dikur atëherë kur ishim fëmijë
Faqet skuqim prush dhe sot para jush

Të mirët, të dashur mësuesit tanë
Që viteve të shkollës na falët dije
Na mësuat të duam jetën, vatanë
E ëndrrat tona më lart ti shpiem

Dhe pse kalojnë vitet si ujë burimi
E mosha bën punën e vet
Për të gjithë jeni burim frymëzimi
Veç gjuhën e paqes zemra juaj flet

E para jush ne mbesim fëmijë
Si dikur të vegjël 6 vjeçar
Me flokët lidhur supeve bishtalec
E futën e veshur me jakë të bardhë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT