Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritSheremet Prokshi-PËR JUVE MERGIMTARË

Sheremet Prokshi-PËR JUVE MERGIMTARË

PËR JUVE MERGIMTARË

Për ju e emrat tuaj
Fushat i mbushi lule,
Lisat me plot fistiqe
E kreshtat gjelbërim,
Me krahët e trishtilit
Skaj botës do të shkoja
Familjet e mërguara
T’i sjelli n’vendin tim.


Këtu të gjithë të vini
Në truall të babagjyshit
Ku keni thithur ajrin
Skaj malesh me freski,
Ku fjalët, buzëqeshjet
I shprehnit ëmbëlsisht
Në dheun e tokës mëmë
Mbi shtresat si flori.


Kjo është vendlindja jonë
Shikimi ynë i parë,
hapat që kemi vënë
Kujtim i paharruar,
Janë zëra fëmijërie
Përreth sofrës së shtruar,
Atdheu ku i kënduan
Lirisë së ëndërruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT