Buzëqeshje e murosur
Sa ëmbël duket
buzëqeshja e murosur
ku e dim ç’fshihet
nën mbrendin e saj
Kështjellë e madhe
me mundje të kohës
ranë mbi supet e lodhura
i thanë jo shembjes
Supet u lodhën u kërrusën
për toke ra faqeja dheut mbulojë
themelet e kalbura të kështjellës
athua a mund të rezistojë më
Kështjellë e lodhur nga zullumi
ra për toke para trishtimit
nata nuk falë shtatë djajë
u bënë hisetarë e zagarë
kush si ftojë si dëshmitarë
