DU ME T’DASHT
Eja m’duej sonte gazmendun t’pres,
Siç zogjt’ vijnë pravers shpresndez,
Pa oshtima hajde, hajde,
Pa bujë, pa kajde.
Veç eja m’duej, pa ty s’muj,
Si gjethja fëshfërims s’flladeve,
Mes refrene valësh e rebardhash hajde,
Si rr’ke ujnash nadjeve.
Nese nuk mundsh me ardh,
Duhmë shpirti m’nis flakë e zjarrm,
Do ta ruej paluem si e nusnis paj…
Ndezun damarve do e mbaj.
Me t’dasht due, me t’ndie dej n’asht,
Ani se ngat meje s’je, ani ndasht.
Njaj tingulli malet me kapërcye,
Shpirtit me u djeg si kasht…
Syve m’u baj sy, se due me t’dasht ty,
Dhe vetëm ty!
