Thursday, December 25, 2025
BallinaSportRrahmani pas golit: Ne kënaqemi në fushë, po kalojmë një sezon të...

Rrahmani pas golit: Ne kënaqemi në fushë, po kalojmë një sezon të mrekullueshëm

Në javën e 26 të kampionatit italian Napoli mposhti 2-0 Atalantën duke hedhur kështu një hap të sigurtë drejt titullit.

Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi futbollisti shqiptar i Kosovës, Amir Rrahmani.

“Djemtë bënë një punë të shkëlqyer. Ishte kënaqësi të luaja sot, veçanërisht kundër një ekipi si Atalanta. Tre pikët morën jo aq lehtë. Po kalojmë një sezon të mrekullueshëm dhe këtë e ndjen edhe mbështetja e furishme e tifozëve. Po flasim për Scudetton? Po, po flasim brenda ekipit, nuk do ta mohoj, tha ai për calcionapoli1926.it. /G.D abcnews.al/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT