Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Një përmbledhje e disa thënieve të mia!

Teuta Beqari Osmani-Një përmbledhje e disa thënieve të mia!

Një përmbledhje e disa thënieve të mia!

Kafsha nuk të ngacmon kur fle gjumë, as gjarpri, por njeriu (i keq) të vret

Kur je i/e drejtë, të gjithë përfitojnë për të t’marr nderin, pasurinë dhe shpirtin.

Babai dhe nëna më thoshin se do përfitoj për urtësinë që kam, por vetëm Zoti ma ka shpërblyer. Të tjerët treguan fytyrën!

Në jetë nga hiçi bëhesh boss, nga i pasur bëhesh i humbur dhe e kundërta.

Por nga fjalët boshe, asnjëherë s’bëhesh as i pasur por as Njeri!

Kur je i ndërgjegjshëm dhe i pastër , askush s’mund të të ndryshoj ,sikur e gjithë bota të jetë kundlr!

Mua edhe përballë gjykatëses i akuzuari më tha mos fol, por nuk ja fala kurrë le të ish edhe motër!

Zoti është Ai që gjykon!

Njerëzit janë më tepër për keq se sa për mirë të jetës që jetojmë!

Keqkuptimet lindin nga keqdashësit!

Për çfo fjalë që them me drejtësi, (sinqerisht) të tjerët interesaxhinjtë i marrin për interesa vetjake deri në shfrytëzim!

Njerëzit, janë bërë të tillë, që edhe sinqeriteti, fjala, dhe sjellja e vyer u duket flagrancë.

Ndjehem e përulur ndaj hijes sime, por që të poshtërohesh nga “fama” e të tjerëve, nuk ka të bëjë aspak me mua.

Shpesh njerëzit e dyzuar, nuk kanë gjetur “strehim” në mendimin dhe sytë e mija.

E Diela ka vetëm shtatë (7) orë këtu tek unë në Amerikë.

Njeriu është më i pasur në jetë, kur ka se çfarë tregon!

Kandari anon më shumë, nga (kur) ka peshë !

Edhe koka e njeriut peshon nga trutë e nga sa ka…!!

Një femër që nuk lind fëmijë, është më shumë se një kafshë e egër në shpirt!

Nuk do ta vija në barazim e as më poshtë një nënë injorante me një beqare pa fëmijë dhe me diploma e mastër, por shumë më lartë se një hyjneshë!

Njeriun, nuk do ta vija në çdo kallup që më del përpara, por në vëndin që e merriton!

Që të jesh njeri, nuk do të thotë të kesh të gjitha aftësitë e normalit, por mirësinë!

Gjarpri, e në ditë zie,e në ngushëllime, të helmon me gjuhën e gjarprit !

Ruajuni nga gjarpri (femër), se pjellë nëpërka të rrëzikshme!

Që të të kenë pikësynim të keq, do të thotë që vet ata/ato s’janë të mbushur nga jeta !

Gjithmonë kam dashur të jem e sinqertë, si një “ç’ështje” që më bën të njoh të djallëzuarit!

Disa njerëz marrin armët që të zgjidhin çdo problem, ndërsa mua vetëm besimi tek i madhi Zot!

Kurvëria nga Kriminaliteti s’janë larg njëra-tjetrës!

Mos u jep arsye njerëzve që duan shpjegim, sepse kurrë nuk kanë për të të kuptuar…

Unë e nëse nuk bëj kompromise,do të thotë që jam e paarritshme në mënyrën se si logjikoj e mendoj ,se si jetoj e përjetoj, se si vë në komandë hapin në rrugë të paqartë a në mjergull.

Ndjehem gjithmonë e detyruar të shoh veten më shumë, (se sa e shtirur për të tjerët).E ndërsa të tjerët të detyrojnë më një farë mënyre t’u shtiresh, (për të mos qënë vetvetja e duhur).

Një njeri që dëgjon fjalë nga të tjerët, është se nuk të dëgjon ty!

Kush të gervisht shpirtin, nuk të do as mishin

Një pikturë mund të përzgjidhet, por jo një realitet si piktura!

Është e rëndësishme se si ndihesh kur bën Art!

Në një vënd që pazaret janë mbushur me bythajashtë, nuk ekziston shtetqeverisje!

Imagjinoni sikur të ngrihen gjithë kurvat kundër kriminalitetit!

Pranvera ka moshën time.

Për të kuptuar më mirë, shikoj fytyrën time, trupin tim, dhe zemrën time!

Sikur të gjithë të brohorisnin “se jeta më përket vetëm mua, sepse dashuroj”, ç’mund të thonin të “verbërit?!”

Si mund të ish dita pa natën, dhe e kundërta?!

Mos i beso premtimet e një njeriu që nuk ka dhënë “prova” …

Pasurinë e kam pasur në duart të huaja, por ja që më iku, nuk la gjurmë, por duart e mia i kam akoma në vënd!

Mos u bë i pasur me duart e tjetrit!

Që kur krijova mosbesimin tek të tjerët, besova dhe “dashurova” më shumë vetveten!

Një gjë kam kuptuar përtej së zakonshmes, se nuk është dija apo shkolla të të bërit njeri, por jeta!

Njoha shumë të shkolluar dhe me mastr shkollimesh, por nuk njoha tek ata njeriun e vërtetë!

Pata fatin që kam njohuri një artizanat(Galanter-Këpucarinë), ku më dha mundësira që të kuptoja filozofinë!

Në një dashuri që vihesh në rradhë e dyta, hiq dorë!

Një mjeran(e), do ish Ai ose Ajo që mendojnë për borxhe!

Botxh, i kam vetëm Zotit, që ndonjëherë i jam lutur edhe atëherë kur vet Ai më ka në dorë!

Në një dyndje me injorantë,, vetmija ta bën rrugën shesh me lule!

Sa të kem shpirtin në trup, e mëndje të kthjellët, do jem e penës.

Një psikopati, nuk i bëhet vlerë asgjë në botë , përveçse mëndja e tij.

Dobësia tek meshkujt pa taban, është qërasja me një kafe nga një e përdalë.

Kurvarët dhe kurvat, shesin dhe nënën për hirë të vesit!

Le të më “shajnë”, e vërteta jetike duhet thënë!(gjithçka nëse nuk thuhet, shkruhet!)

Jam shumë e vogël për disa shumë të mëdhenjë!

Bëj mirë të qep gojën, për disa që nuk më degjojnë.

Diellit i gëzohem, kur Hëna dhe ëndrra më braktis.

Heshtjes nuk i jap dot dum. Ajo është dhe interpretohet e shurdhë.

Gjithkush që të largohet, është se nuk e merritoj, apo nuk më merriton.

E vërteta është si pasqyra që rrezaton dhe djeg maskën e të pafytyrëve.

Një njeriu që të fshihet, nuk duhet dhe t’i besohesh.

Një njeri që do të shes mënd , është se i mungon vlera.

Një njeriu që i rritet hunda, nuk i shihet fytyra.

I keqi sa po sheh se po të ndizet një dritë, mundohet të t’a mbulojë në çdo mënyrë.

Një njeri që do të të blereë, do dhe që të të shesë.

Disa të bëhen miq, vetëm kur je mirë.

Mos iu hidh syve shuplakën, se të hedhin shqelmin.

Shiko lart, të shikosh yjet, (në do të mos zhgënjehesh).

Pres të më vijë një stinë tjetër, prej bukurisë së saj, të dua veten më tepër.

Dëshirat në jetë, janë arsyeja e të ekzistuarit.

Në qoftëse në jetë përplasesh me boshlliqe, atëherë, kujdesu për pengesa.

Vuajtja më e madhe e njerëzimit, vjen nga mendja.

Dipllomacia në ekstrem, është injorancë.

Kur ke dritë në shpirt, nuk shikon mote.

Të lexuarit, jo vetëm të pasuron, por edhe është një shpirt që komunikon.

Qënia ime, ka kuptim nën dukje.

Shpeshherë, vë në ballancë bukurinë dhe zgjuarsinë.

Komunikimi, vegël e të menduarit.

Gjithçka lind nga një fjalë e domosdoshme.

Nga një fjalë boshe, gjithçka vdes.

Megjithëse Diell, në dimër, akulli ngrin.

E lejova veten të më marri era, ajo më përplasi tek shkëmbinjtë.

Kur s’ke krahë, mos fluturo…!

Gjumi pa ëndrra, është si të jetosh pa ndjenja.

Ofendohu vetëm nga një i mënçur.

Më ka ndodhur të njoh njerëz me dy fytyra, por unë s’i besova asnjërës.

Njihet që kemi një fytyrë, por hijet bëhen shumë.

Një robi kur i del boja, nuk e njeh as fisi e as bota.

Shprehja e gojës, është vargu i shpirtit.

Që të ecësh përpara, në radhë të parë bëj menjanë armiqtë, dhe pastaj shiko drejtë.

Më ka ndodhur që prej sinqeritetit kam “humbur”.

Kur gjithë fisi është kundra me ty , atëherë mendohu të gjesh shoqërinë.

Në e do jetën, duroja dhe dhimbjet.

Them se, kur me kanë zilinë, më shumë kam mbarësi.

Pse?!

Vetëm për një arsye, sepse i jam besuar Zotit.

Në do të shikosh se ç’bëjnë të tjerët, atëherë ke harruar veten.

Mos u bëj i/e famshme, pa njohur veten.

Bëj hap pasi ke hedhur këmbën në baza të shëndosha.

Kush ja pret frymën poetit, e lë pa jetë.

Qendro i pa përkulur gjatë përleshjeve deri sa armiku të heq dorë vetë.

Është e vërtetë që jeta na jep formën si të ish një plastelinë, ku me idetë tona i japim nje qëllim, një model, apo një arsye.

E rëndësishme është çharë të flasësh, por edhe nga kush dëgjohesh.

Në thellësi të çdo fjale [edhe që nuk thuhet] ,ka një përmbajtje, ku vetëm ndjenja mund t’i përgjigjet.

Mallin do ta krahasoja me një orë që e pëlqen, që dikur e ke pasur në dorë dhe që e kishe lënë për arsye fare të thjeshta.

Çfarë na bën të mbetemi Shqiptarë….?

– “të dyshojmë e të mos mirëkuptohemi”.

Fjalët shtohen nga një në miljon, nga një gojë në shumë e pastaj në publikë, si një oshëtim dëgjphen e pasi ke kthyer shpinë!

Disa njerëz kanë oreks vetëm për fjalë , merr e përcill si tregtarë pa pagesë!

Kur bëhet një zhurmë e vogël, disave nuk u vjen në vesh, por për të therë bëjnë zhurmën më të madhe se sa vet ajo zhurmë!

Meshkujt; -Një femër të ndershme e ndjekin derisa t’i nxjerrim një nam, ndërsa të përdalat i blejnë e i shesin në pazar !

(Teuta Osmani)

All reactions:

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT