Thellë në qenjen time
ruej ngjyrat e humbuna
të stinëve të vdekuna
dhe bashkë me to dhe ty,
Kalipso e vogël.
Kur të kthej mos pyet
për llojën e atyne ngjyrave:
bashkë me msheftësi kishin
me humbë ato si stinët
e si diçka tjetër.
Kur të kthej mos pyet
e më ruej për vete, Kalipso,
si të ruej unë ty
dhe prej vetes sate.
