Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-JAM PRANVERA

Petro L. Sota-JAM PRANVERA

JAM PRANVERA

S’po u besoja, syve të mi,
Kur po trokisje, aty tek dera,
Dhe po më thërrisje, vetë ti,
Hapma derën:- jam Pranvera.


Sa u gëzova, kur të pashë,
Me lule bajame, ishe veshur,
Si pranverë, e kthyer në vashë,
Dhe po më vije, duke qeshur.


U mahnita dhe s’po të flisja,
Nga syri derdhet, një pik lot,
Ndoshta ndryshe, po të prisja,
Jo kaq të bukur, si erdhe sot.


Nuk e dija, që kështu do vije,
Të njëjtën ditë, me pranverën,
Më flet me zë, prej dashurije,
-Jam Pranvera, hapma derën.


Me gjithë zemër, derën e hapa
-Mirëserdhe, të thashë Pranverë,
Me xixëllonja, do vij dhe nata,
Do ndriçojnë, mbrëmjet përherë.


Ti nga lulet, ndryshim nuk ke,
Gjithçka ke marr, nga kjo stinë,
Dhe muzë për mua, përherë je,
Ma ëmbëlson, gjithë poezinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT