Ti mbi varkë në atë liqen
Tundet varka mbi liqen
Hija flokun ta valëvit,
Ah, sikur të isha ajo valë
Të të përkëdhel e të dremit.
Sytë e tu si dy liqene
Ngjyrë të kaltër, si ujë deti,
Jam në brigje s’mund të prek
A je nga Shkodra a Përmeti?
Një buzëqeshje për çudi
Liqeni i tërë në qetësi,
Si nuk përmbyset ajo varkë
Të të nxjerrë në atë thellësi.
E pastaj të jap pakëz frymë
Duke prekur tënden buzë,
Kam frikë, kam frikë mos të lëndojë
Se pas zgjimit kthehesh në muzë.