BallinaVitrina e libritEralda Cuko-SHTOJZOVALLJA...

Eralda Cuko-SHTOJZOVALLJA…

Ti erdhe nga fusha si mjegull e artë,
me hënën në ballë e diellin në shtat;
si zanë e përrallës, si dritë mbi një shteg,
ku shkel këmba jote, çel trëndafili në breg…

Balli yt si hënë mbi netët e qeta,
një copëz agimi e vjedhur nga jeta
mbi të rri drita si kurorë argjendi,
si yll që ka zbritur në krahët e këtij vendi…

Sytë e tu vezullojnë mbi natën e thellë,
ku dielli ka humbur e më nuk po del…
Dy yje të ndezur në natën pa hënë,
dy porta magjike ku zemra peng ka rënë…

Buzët si dy qershi të kuqe në maj,
ku mjalti i verës ka gjetur një strehë prej saj
kur qesh, pranvera hap petalet ngadalë
dhe trëndafilat skuqen, të turpëruar në mal…

Flokët të derdhen si nata mbi shpat,
si lumë i zi që përqafon çdo shtat
era i prek lehtë, pastaj humbet në to,
sikur edhe ajo të pushojë aty don…

Shtati yt si selvi që lind veç në këngë,
një vijëz e hollë ku bukuria rri peng
belin ta ka vizatuar një dorë hyjnore,
me penel prej drite e me bojë prej dëbore…

Ecën dhe fusha mbështjell këmbët me lule,
malet përkulen e heshtin përkulen
edhe hapat e tu, kur prekin tokën ngadalë,
ngjajnë me tinguj lahute që tingellojnë mall…

Ti je shtojzovalle, e dalë nga legjenda,
një varg që s’e shkroi asnje dorë njerëzore;
je këngë që e mbajti fusha fshehur nën gji,
derisa një mëngjes të solli përpara syve të mi…

Në faqet e tua ka agim e trëndafil,
në zërin tënd fle një përrua në prill
në buzë ke verën, në flokë ke natën,
në sytë ke dritën që ndez gjithë botën…

Dhe nëse bukuria do të kish një emër,
Ish emri yt në qiell me yje gdhendur…
se ti nuk je thjesht e bukur, moj zanë
ti je vetë magjia kur zbret porsi Hanë…

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT