Lionel Messi mund ta zgjasë kontratën me Paris Saint-Germainin.
Siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, Messi tashmë ka pranuar një ofertë nga PSG-ja për ta zgjatur kontratën, teksa argjentinasi nuk ka kërkuar për pagën e njëjtë me lojtarët e tjerë.
Por Messi dëshiron të kuptojë se si do të jetë projekti i PSG-së përpara se të marrë vendimin e tij, pas marrëveshjes verbale në dhjetor, transmeton Klankosova.tv.
Argjentasi këtë sezon ka zhvilluar 31 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 17 të tjerë.