Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-LULE MAJMUNËT

Valbona Kolaveri-LULE MAJMUNËT

LULE MAJMUNËT

U bë nata lubi
Të përpijë
Ç’të gjejë


Ankohet për mëngët
E errëta stërgjatur
Varur si lavjerës sahati
Orësh pa takt,
Pa adresë


Çapiten ,mbllaçiten
Të kapërdijnë
Ç’tu kalojë nën vijë
Në tik takē sķith
Shkojnë e vijnë
Udhësh pa kthim


Ku
veç lule majmunësh sheh
Kacavjerrë mbi të sajat mure
Hije fjalësh rrotullojnë
Barqe mbrapsht të kthejnë


Sy çjerrë
të vjellin vrerë, gjak
Në zemra pa hak


Lule majmunēt
Po trazohen
Të ndërrojnë ngjyrē


Ta bëjnë natën
Me tjetër fytyrë


Me ditën do këmbim
Nën një tjetër shëmbëllim
Lule majmunësh në shëndërrim.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT