Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Jorida Satka

Çaste poetike me vargjet e poetes Jorida Satka

Më jep një gllënjkë
nga epshi yt,
të ndez një zjarr
në shpirtin tim
e të rrethohem me tela gërmash.
Mendoj se
e shuaj vetminë..

Qëndroj statujë e çmendur
përballë teje.
Jetime fjalët ngelën
dhe fshehur qajnë.
Kam harruar gjuhën
a veten time diku…
Humbas dhe me duar mbuloj fytyrën.
Prapë ti.
Tek të shoh mekur,
ta dua edhe atë pak rrahje
që ke në brendësi.
E di, e di… jam e çmendur.
Për pak kohë duhet
ta ndash me mua këtë çmenduri.

Do t’ia falim nga një copë vete
kopshtarit të përlotur të tokës.
Në trokthin e kuajve,
kënga jote të flejë në jelet e tyre.
Mjaftueshëm bimë do të mbijnë.
Nga vajtimet e fateve tona,
nuk do të ketë ngrohtësi nga askush.
Do kafshojmë njëri-tetrin për ushqim
e do flemë nën hijet e vetullave tona.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT