Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritShkelqim Ziraj-DY PRANVERAT E MIA

Shkelqim Ziraj-DY PRANVERAT E MIA

E hodha tej dimrin e ftohtë,
Pranverës sot i hapa derë,
Atë dhe ty ju bëra tok,
Në zemrën time një lule çel.


E prita pranverën gjith’ gëzim,
Dhe pse malet mbushur borë,
Asaj dhe ty, një përqafim,
Me dashuri e ndjenjë të hollë.


Lulet akoma s’kanë çelur,
Gati janë, i shoh tek vlojnë,
Ti e njëjta lule ngelur,
E çelur mbete përgjithmonë.


Dy pranvera kam tani,
Njëra shkon e vjen çdo vit,
E përjetshmja mbetesh ti,
Plot freski më rri në shpirt.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT