Vëllezërit e tim eti
E kisha një xhaxha, fjala shume i peshonte
E kish im atë të madhin vëlla,
E bënte bisedën si vendit i takonte
Nuk dinte kurrë të bënte “temena”
Gjithmonë e kujtoj tim atë kur thosh
Do vonohem se do vete nga vëllai
Nga shtëpia kur dilte për pazar
E bashkë të dy hallet qanin
E kishte si strehë ku shkarkonte mërzinë
E kafen të dy shijonin pa fund
Aq sa kur halli i madh i ra
Ti shtonte mërzitjen…jo nuk mund
E kishte shpatull ku dhimbjen s’e ndjeu
Me të ish deri sa mbylli sytë
Amanet fëmijët,t’i lash pas hallet
E si prind… rregulloi si mund
E vitet rrodhën dhe zot na doli
Ku tha ai… unë vajta nuse
Fëmijët si niprit e tij s’mi dalloi
I priste e përcillte me dreka e darka…
Për të gjithë, jetën dashurinë se kurseu
Kudo e çonin në vend të parë
Se njihte gënjeshtën veç të vërtetën
Të flisje me të,mateshe më parë
Se prishi gojën kurrë në jetë
Fjalën peshonte si kandar
Për nder e kam që jam e tia mbesë
Që e kisha xhaxha krenare jam
S’më la ta ndieja mungesën e tim eti
Asnjëherë s’isha me kokë mënjanë
Gjithmonë me vinte si ish lezeti
E zemra tek unë i bëhej mal….
Këtë mbrëmje Marsi ma sollën kujtimet
syve përlotur të mirin xhaxha
Ashtu të rëndë tek ecte tortuarit
E kapelen rrumbullak mbante mbi ballë…
E kam një xhaxha të voglin e vëllezërve
Sa herë që shkojë te shtëpia ime
E kam një pjesë të tim eti para syve
E mallin e shuaj me të kujtimeve