LUMTURIMI I NËNË TEREZES
Kurrë toka të tillë bamirse nuk kishte parë
Të jetonte për të ushqyer bonjakët
E t’u falte mirësi me plotë dashuri
Dora e saj ishte dhuratë për fëmijë
Sheronte me fjalë e me përkdheli
Shuante urinë si me magji profetike…!
Ishte një nënë për botën mbarë
Një bijë e lindur me origjinë shqiptare
Bota hamendej nga u shfaq kjo mrekulli
Paqe sjellë ngado e bamirësi humane
Një shpirtmadhe sikur zbriti nga qielli
Mirësi e dashuri botës t’i dhuronte
Ndriçonte errësirën e rrezatonte si dielli…!
Bonjakët nga sëmundja e rënd i shpëtonte
Në mizoritë e jetës mëshironte vetëm drejtësi
Të mjerët nga zinxhirët e robërisë i çlironte
Ishte bijë nga Shkupi me zemër të madhe
I takonte gjithë trojeve shqiptare kjo humanitare…!
U shkollua në univerzitetin e Londres
Bamirësi e dashuri i fali gjithë fëmijeve të botës
Shëmbëlltyrë perendie dhuron mirësi për njerëzinë
Fe,ideologji e etni ishte shpirti i mbushur plotë dashuri…!
Gjithë bota anë e kënd e thirrte NËNË
Emrin e kishte Gonxhe Bojaxhiu e tokës shqiptare
Si një lule më e bukur çelur në Pranëverë
Ishte Nënë me zemer të madhe kjo pajtimtare
Kudo shtegëtonte me shpirt të pastër dhuronte knaqësi
Në Kalkutën e varfër të Indisë u bë ëngjull i bamirësisë …!
Me 5 shtator u shpallë shënjetore kjo Nënë hyjnore
Edhe në amshim bota e nderon me adhurim e dashuri
Njerzimit i fali jetën e saj u bë ëngjull shpetimtar për jetim
Paqe e liri donte për gjithë njerëzinë e botës mbarë
Nënë Tereza,Aferdita qiellore është kjo Nënë Arbnore…!
……………………………………………………………………………….
NJË GOTË VERE DASHURIE
Piva ujë në ato burime
Tek dëfrehen zanat magjike
Ndritën yje e çelën agime
Me hiret e tua më mahnite.
Më ndeze zjarr me buzën tënde
Kur më çuçurisje fjalë të ëmbla
Kështu nisje për çdo mbrëmje
Zemra ime ma ka ënda.
Të puthja faqe, duar e gushë.
Zbrisja pranë mollëve në kodrinë
Lule shege përmbi buzë
Hënë e diell puthur në luginë.
Eja, të pimë një gotë verë
E ta ngrejmë për dashurinë tonë
Lulemollës t’i marrim erë
Të na vlojë gjaku i njomë.
Jemi bërë si mish e thua,
Ti më deh me t’kaltërit sy
Kur të them që shumë të dua
Vdes e ringjallem prapë për ty.
………………………………………………………………………………
JETA ËSHTË NJË, DUAJE!
Një diell i bukur po rrezaton ketë mëngjes,
Ditës sime i jep të ëmblin kuptim,
Dhe unë po ndjej se ka dritë e shpresë,
Natës ia kam falë çdo dert e zhgënjim.
Jeta njeriut ikën kaq shpejt, pa ndalim.
Nuk është si dallëndyshja, që sërish vjen.
Mua me duket si një dallgë në valëzim,
Herë si diell mbi det, herë si hënë mbi liqen.
Zemra në gjoks rreh, jetës pa u ndalë,
Që në trupin e nënës ka nisë me rrahë,
E për të ajo drithëron, gëzon e qan,
Me të në fluturim shpirti im merr krahë.
Trishtohem shumë, kur njerëzit ndryshe më duken,
Kur bien në kurth nga e liga marrëzia…,
Virtutet e karakterit në shpirt, frikshëm ju struken,
Po shyqyr, o Zot, që nuk vdes kurrë dashuria!
Dhe në ketë çast, jeta bëhet e bukur, dritë,
Melodia e jetës, sa e ëmbël aty mbi altar…,
Bekimi më vjen prej qiellit, nga perënditë,
Po nis një ditë e re, sikur e larë me ar!
Jeta e njeriut, si një kalërim i çuditshëm në hon,
Me pranverë, me zheg e me suferinë,
Vaji në kandil digjet çdo ditë e dikur mbaron,
Ndaj në çdo kohë duaje jetën si perendinë.