Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritRame Bashota-LËRI BARDH E ZI ....

Rame Bashota-LËRI BARDH E ZI ….

LËRI BARDH E ZI ….

Ato albume pak ngjyra
Në foto isha i pari
Kujtoj kur skuqej fytyra
Flokët me ngjyrë ari


Me ngjyrë bardh e zi
Nuk ‘kishte ngjyra kolor
Tani foto s’më del ti
Del kordele në krahëror


Jemi milieniumin e ri
Lëri flokët si të vije radha
Me ngjyrë bardhë e zi
Sikur tufë reshë …
Pak të zeza pak të bardha


Flokët lëri mos i ngjyros
Të kanë shije dhe hije
Mos i drejto mos hekuros
Bardh e zi me fije-‘fije

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT