Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritSheqere Sina-EDUKATA NË FAMILJE

Sheqere Sina-EDUKATA NË FAMILJE

EDUKATA NË FAMILJE

Nëna më ka porositur:
Të ecësh me kokën lartë,
se asnjeri në botë
s’është i rëndësishëm
të të ulë shikimin poshtë!


Nëse dikush të thotë,
ndonjë fjalë të pahijshme,
mos u nevrikos, atë çast,
Por dhuroji një buzëqeshje ,
Se të ka bërë nder te madh,
të ka prezantuar veten e tij,
ta njohësh kush është ai!…


Ka gjëra që paraja nuk blen,
nuk e blen dot dashurinë
nuk blen as edukatën,
Respektin, ndershmërinë,


Këto i kemi të trashëguara,
Janë dhurata jonë nga zoti!
Komunikimi mes njerëzve,
luan rol edhe tek i joti…

Në familje, në shoqëri
Në marrëdhënie vëllazërore,
komunikim është një siguri
që të shpie në çdo fitore!


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT