BUZQESHJA JOTE
U bë e pashmangshme buzqeshja jote
në ëndrrat e mia
sa i gëzohem edhe gjumit
zgjohem e pushtuar nga dashuria
Me sy të ujshëm nga melankolia
Kërkoj buzqeshjen tënde kudo
nëpër dhomë
përtej dritareve shoh….
dielli shkëlqen me buzqeshjen tënde
shqiptoj emrin tënd të bukur
më bën të ndihem e lumtur!
