Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritMark Gjetja-Atë Naté.

Mark Gjetja-Atë Naté.

Atë Naté.

Uné ika larg nga vendi im,
një ditë me shi dhe shtrëngatë,
ku gjoksi i sajë si diell i ngrohtë,
me ndriçoi udhët néper nate.


Ikëm bashkë me dalléndyshet,
dhe mjegulla fushat i mbuloi,
vjeshta ngjyrat i derdhi ndryshe,
dhe era zé e fishkulloi.


Në traget, rri i menduar,
orë e vonë e rrugë të gjata,
ish herë paré ,në tokë të huaj,
sa një shekull, mu duk nata.


Së bashku ikëm ,nëpër natë,
Ishim lodhur e ishim zbehur,
ca djem të rinj me flokë të gjaté,
nëpër lokale ishin dehur.


Do shkojmë dhe ne të rrimë dikund,
të kalojmë natën të dremitur,
ish nate e ftohtë , nuk kish fund,
në një sallë trenash ,duke pritur.


Ikëm larg e dot nuk kthehemi,
e di se rruga ish e gjatë,
i pa harruar ky udhëtim do mbetet,
dhe ikja jonë ,nëpër mesnatë.


Trenat ndaleshin një nga një,
dhe njerzit uleshin të nxituar,
fytyrë e sajë e sytë e zinjë,
me yje e héné i kam ngjasuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT