Kur hap syrin luleshqera
Tok me rrezen e artë që del
Bëhet gati dhe manaferra
Për të hap fletët për të çelë.
Mali veshë këmishë jeshile
E pati lodhur gëzof i bardhë
Fusha mbushet me trëndafile
Lulëzon mollë, lulëzon dardhë.
Pa përtesë e vyeshmja bletë
Lule më lule i përqafon
Mbledhë nektar fletë për fletë
Mjaltë të ëmbël që pjalmon.
Gjithandej nëpër lugina
Një zë i ëmbël shumë jehon
Këndon bylbyli e gjeraqina,
Mbreti i këngës lart në fron
.
Të dashura vajza, e ju djem
Shumë ushqeni ju dashurinë
Pranvera në vit njëherë vjen
Zot bekoi në këtë lulestinë!
Shkollat mbushur plot fëmijë
Punëtori në punë me gëzim
Bujku me djersë në arën e tij
Krenari e hare n’Atdheun tim.
