Mos vallë kam faj???
Sot më zgjoi ëndërra,hëna perënduar
Në vitet të shkuar tutje në rini
Dikur një ngjalë më dridhej në duar
Në çarçaf bari bënim dashuri
Ajo ledhatare qeshte ngatrrohej
Duarve të mia porsi rreze hëne
Më mësoi mua ç’ishte dashuria
Më bëri të gjori të flisja pa mëndje
Rrinin netëve vona të dy të marrosur
Vesa e mëngjesit na bëhej jorgan
Sa herë tek doktori shkuam plevitosur
Sa herë me gjilpëra s’na bëhej derman
Sot …në ëndërr mikja s’di përse më erdhi
Tani në të shkuar unë nuk jam më djalë
Përmbi kraharor lotët seç mi derdhi
Si vesë mëngjesi syri seç më qan
Pengë mos të ngeli ajo ikja jote??
Që mua më le edhe ike larg??
Përse më dalldisë sërish kësaj bote??
Mos vallë do të thuash se dhe unë kam faj??
