Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritSheremet Prokshi-TI BIJË LUFTËTARE

Sheremet Prokshi-TI BIJË LUFTËTARE

TI BIJË LUFTËTARE

Si shumë sokolesha
Të këtij nënqielli,
Ka rënë Ganimetja
Vajza nga Drenasi,
Kjo motër dëshmore
Nga fshati Baicë,
Atdheut ia ka falur
Gjakun e rinisë.


Ti bijë luftëtare
E madhërishmja jonë,
N’krah automatikun
E vure pa frikë,
Në sulm e beteja
Me zell ke luftuar,
Nga ky vend ta shporrim
Djallin e tërbuar.


Lulëkuqe Drenice
E zë pavdeksie,
Tashmë e rreshtuar
Në simbol lirie,
Sa të rroj ky popull
Sa t’bie shi e borë,
Je në zemrat tona
O shpirt engjëllor!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT