Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poezish nga libri "Trëndafili i Kuq" autore Mevi Rafuna

Cikël poezish nga libri “Trëndafili i Kuq” autore Mevi Rafuna

1.Ti që njeh melodinë e shpirtit tim

Bota është e vogël,
dikur qeshja kur e dëgjoja këtë fjali,
ndërsa tani e besoj.
Njëherë një engjëll më përkëdheli me krahët e tij,
ishte bekimi që ma dha.
Ti sot erdhe përtej kohës,
e munde distancën dhe tani
e shoh, e ndjej që dashuria tejkalon çdo gjë.
Unë shpesh qaj e qesh njëherësh,
me mendimin për ty zgjohem
dhe bie në gjumë.
Ty që ende nuk të kam takuar
më more me magjinë tënde.
Dhe e di më duket një ëndërr
më ngjanë sikur sytë e tu i njoh nga përjetësia,
e ndjej që ti je i vetmi
që i dite notat e melodisë së shpirtit tim!

  1. Shpirt i bukur

Një shpirt i bukur si ti
erdhi në botë për t’i falur asaj ndriçmin,
një ëndërr zbriti nga qielli
me bekimin e yjeve u mishërua,
për të ma falur mua dashurinë,
për të më dashur në pafundësi.
Ty që ma fale ngrohtësinë e shpirtit,
ty t’u dorëzova symbyllur,
një çast më mjaftoi për ta falur jetën time.
Ty, shpirt i bukur
që e zbukurove botën,
ty që pushtove shpirtin tim në përjetësi!

  1. Nga larg

Të shoh,
të ndjej
e di,
sa e bukur
është bota.

4.Lulet pranverore

Në llojllojshmërinë
e ngjyrave,
luleve,
bletëve
dhe fluturave,
bota frymon.
E sheh
sa magjike është,
eja ta ndjejmë së bashku.
Të jetojmë!

5.Një melodi e bukur

Ma therrë shpirtin,
andaj e dua,
si një tingull
që vjen përtej botëve,
sa unik,
sa magjik…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT