Në fund të pjesës së parë të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Evropës, Juventus-Sporting, ndodhi një skenë aspak e këndshme.
Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny nuk u ndje mirë, filloi të shtrëngonte kraharorin me duar dhe kërkoi të zëvendësohej.
Menjëherë në ndihmë i ka ardhur ekipi mjekësor i klubit torinez dhe është transportuar shpejt në spital, ku iu nënshtrua ekzaminimeve të hollësishme dhe në fund u konstatua se gjithçka ishte në rregull.
“Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Unë isha vërtet i frikësuar. Në një moment nuk mund të merrja frymë dhe isha shumë i shqetësuar. Bëra analizat e nevojshme në spital dhe u konstatua se nuk kishte probleme”, tha Szczesny duke u larguar nga spitali.
Sipas njoftimeve të mediave italiane, portieri i parë i Juventusit do të jetë gati për ndeshjen e së dielës ndaj Sausol e më pas për revanshin në Lisbonë më 20 prill.
