Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritRifat Ismaili-SHKRUAJ LETRA

Rifat Ismaili-SHKRUAJ LETRA

SHKRUAJ LETRA

Kam shumë letra
për të shkruar…


I shkruaj karvanit të reve
që shkojnë në dasmën e shiut.


Të dashurës që nën shi
studion Makbethin para pasqyrës…


Dhe gjuetarëve
tek kërkojnë nëpër pyll
të panjohurën…


Hënës që shtrin duart
drejt diellit të ngrohet.


Vetes i shkruaj në trup;
fjalët që s’ dua ti humb…


Me pendën magjike
zbrazëtinë e mund…


U shkruaj të gjithëve sonte…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT