Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-Ç’ËSHTË DASHURIA. ?

Petro L. Sota-Ç’ËSHTË DASHURIA. ?

Ç’ËSHTË DASHURIA. ?

Kush se di, ç’është dashuria,?
Se për të, kanë shkruar shumë,
Thonë; është e ëmbël si qershia,
Por në zemër, derdhet si lumë.


Si një lumë, që zemrën mbush,
E të pushton, gjithë ëmbëlsi,
Si një fllad, të freskon në gushë,
Por, s’është furtunë e as stuhi.


Pra, s’është stuhi, dashuria,
Që në dimër lulet i thanë,
Është si mjaltë, që del nga pija,
Si llokume, edhe të ngjanë.


Pra dashuria, s’është as erë,
Është aromë, e luleve në maj,
Që në kazan, ajo s’është zjerë,
Por të dehë, ëmbëlsia e saj.


As furtunë s’është dashuria,
Se vërtetë ajo po të ishte,
Më të motër është stuhia,
Vëlla dhe dimërin do të kishte.


Si pranverë, tek unë ti erdhe,
Me syte e shpirtit, të shikoja,
Lumturinë, gjithë ma derdhe,
E me dhe krahë, të fluturoja.


Por, si tjetër gjë, po më ngjanë,
Që kur të vjen ,të vjen si lumë,
Nuk të mbyt , në gji të mbanë,
Është si ëndërr, të ve në gjumë.


Është si ëndërr, se prekim dot,
Nuk e shohim, por vetë na fletë,
Herë me gëzim e herë me lot,
Dhe pa të, s’do të kishte jetë.


Eh…pra, dashuria qënka jetë,
Dhe vjen tek ne, si një pranverë,
Vjenë si dallgë dhe herë e qetë,
Me shumë e ëmbël, si sheqer.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT