Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritPozaet Qose-UDHËTIM A Ç’TJETËR?!

Pozaet Qose-UDHËTIM A Ç’TJETËR?!

UDHËTIM A Ç’TJETËR?!

Nga qenë e s’qenë, t’i mblodha gjurmët,
Me to të bëra libër resh,
Sa pus i heshtur, treg i zhurmët,
Kur ti hyjni ishe aq shpesh.


Nga qenë e s’qenë, t’i gjeta zërat
Dhe me ta thura një romancë,
Kur në përhumbje ndrinin gjërat,
Që ti me dhe e unë të dhashë.


Tani marr frymë i rraskapitur
Nga udhëtimi i përralltë,
Që ma rrëmbeu i uritur
Çdo pikëz fryme të kristaltë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT