PEGASUS
Kur do të vijë dita
Kur?
Endem përqark rrathësh të zinj
Si vargonj mbërthejnë
Flakë e tyre
E lojrave olimpikë të rremë
E dogjën krenarinë,
Edhe shpresën
Për rindezje gjakrash
Veç tymi lart po ngjitet
Nje pegasus,
Po çan në kraharor të dalë
Ka krahë të fortë
Këmbë ,rrënjë që s’shkulen
Do kërcas daullet e mosbindjes
Do t’bëhem çmendurisht e marrë
Të fluturoj
Mbi pegasus ia dal
