Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritGjyste Dajani-DESHMORIT TAHIR SINANI

Gjyste Dajani-DESHMORIT TAHIR SINANI

DESHMORIT TAHIR SINANI

Nga Tropoja trim si zana,
Emrin kish Tahir Sinani,
Luftoj pa ju trembur syri,
Ane e kand i doli nami


Me pushke n’krah fisheke n’gjerdan,
N’shkrepa ecte ane e kand,
Duke ndjek’ kudo armikun,
Ne tri luftra e la nam.


Nuk e njohu friken fare,
Uji valbone kishte pire,
Mbi armikun gjakatare,
Lufton Tahiri pa meshire!

Vec me pushke gjithnje luftonte,
Se kursente aspak gjakun,
Qe t’jetoj i lire me shoket,
Nga zemra se hoq marakun.


Si shqiponja dy krenare,
Po lufton Tahir Sinani,
Nuk ju trembte syri fare,
I doli zot ketij vatani.


N’trojet t’veta shqipetare,
Lufton fort Tahir Tropoja,
Nga kjo lufte kaq gjakatare,
Shoket i thone Tahir Kosova,


Ju bashkua UCK-es,
Ne Kosove shkjaun e luftoj,
Ra deshmore djali Tropojes,
Nje fjale t’fundit kish goje,
Hallall jeten krejt Kosoves…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT