Nesēr.
Nesēr do tē jetë nesēr
Ndërsa e sotmja , do tē jetë njē e shkuar
Unē do të zgjohem sërish me mēngjeset
Njē ditē mē i moshuar
Dhe natyrisht nuk do vras mendjen
Sepse mē iku dhe njē ditē
Koha gjithmonē do bējē tē vetēn
Prandaj tek unē , s’kanē vend mērzitē
Gjithmonē do gjej njē mijë arēsye
T’iu ngrej pērballë njē mur të madh
Të flas me qiellin mbushur yje
Dhe me ca lule në livadh
Sa herë mē shohin , t’iu afrohem
Njē gonxhe mbi fytyrē i’u çel
Ma veshin trupin me aroma
Sa unē i dehur befas ngel
Mē pas me miqtē shkoj tē takohem
Nga vetja ime diç t’iu fal
Askush ska forcē qē ta ndal kohēn
Por dashuria mund ta ndalē
Nesēr do te jetē ,njē ditē krejt tjetër
Me vargje e kēngē , që duhen shkruar
Unē do tē jem pak mē i vjetēr
Por asnjē herē njē kohë e shkuar
