Kopshti sekret
Vij gjithmonë këtu…
Kopshti i lirisè sime
Bota sa hapja e krahëve
Më mjafton drita jote
Gurët e kalldrèmit
Hallkat e dëshirave të mia.
Vij gjithmonë këtu…
Kèpus dorèzonjè
Më quani hajdute lulesh
E pranoj.
Kapèrcej mure
Mes dëshirash kacavirrem
Si jargavan
Limfa e saj mi hedh duart krahëve.
Vij gjithmonë këtu…
Shndërrohem në lulekambanë
Bëhem tingulli i saj
Tingull që nuk e dëgjuat kurrë
Do té vij gjithmonë këtu.
