Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritNijazi Kastrati-FSHATI IM I BUKUR

Nijazi Kastrati-FSHATI IM I BUKUR

FSHATI IM I BUKUR

Fshati im i bukur
Mbushur plot gjelbrim,
Shtrihet gjërë e gjatë
Lindje-perëndim.


Pas tij fillon mali
Shtrihet lartë përpjetë,
Nga lindja Ugari
Gjer ke Mali Djegtë.


Vazhdon nga Amonat
Deri n’Korriz Kovaçi,
Shtrihet Shpati Urës
Gjer ke Lis Qallaki.


Vend me ujë të ftohët
Ku mbretron freskia,
Shkon nga Kroi i Haxhës
Deri te Qershia.


Përroi i Madh i ndanë
Fshatin edhe malin,
Që nga Dardha Turke
Bashkë me Shpat Livadhin.


Ngritet Brija e Rogës
Së bashku me Cukelin,
Bjen Lugu i Arrës
Der n’fillim Zabeli.


E fusha pjellore
Shtrihet para fshati,
Rrahishta e Gjelbsina
Deri te Karabati

.
Në skaj fshati shtrihet
Ara e Alisë,
Dhe Stani Malushit
Relikt i historisë.

Shkolla vjen mbi fshat
Në qendrër lapidari,
Mos harro vendlindjen
Zemër mërgimtari!


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Selvije Kadriu-RUAJE

Dalinë Arifi -Pas ndarjes

Sanie Rrokaj-SI KALOI SI ERA