Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Këshilla e Nënës!

Teuta Beqari Osmani-Këshilla e Nënës!

Këshilla e Nënës!

Bir,
ti kudo që të ndodhesh
Dhe sido që të jesh (kesh)
Mos harro fjalën e nënës
Kur të thash; – “Mos pri në besë”


Sepse nëna do mburrej
Edhe vdekur në varr’
Për djemtë që ushqeu me gji
Dhe i thosh “bir im hallall”!


E në qoftëse ndodh
Gjiri i nënës të bëhet helm
Mos guxo të tradhëtosh
A ndonjë grua ta bësh leckë!


Sepse , do kujtosh mua
Kur isha vajzë e re
Dhe nënë që u bëra
Të fala jetën për të qënë i vërtetë!


I vërtetë në fjalë
I vërtetë në gjen
I vërtetë në vepra
E në dashurinë që gjen!


Mos mallko kurrë një femër
Apo ta dhunosh e tradhëtosh
Se Ajo dikur do bëhet nënë
Dhe vajzë e saj, në ty prehër!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT