Wednesday, February 25, 2026
BallinaLajmeQytetari në Prizren deponon në bankë rreth 10 mijë euro, një 100-she...

Qytetari në Prizren deponon në bankë rreth 10 mijë euro, një 100-she i del e falsifikuar

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg.

Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedhat që raportohen më së shumti si të falsifikuara janë ato prej 50 dhe 100 euro.

Pothuajse të gjitha bankat në Kosovë kanë rënë pre e bankënotave të falsifikuara dhe ndër to është edhe Raiffeisen Bank. Një rast i tillë ka ndodhur sot në filialin e kësaj banke në Prizren dhe është denoncuar nga një zyrtar.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, në bankomatin e kësaj banke, një klient ka deponuar 10 mijë euro dhe prej tyre një 100 doli të jetë e falsifikuar.

Pas denoncimit të rastit, kartëmonedha është sekuestruar nga Policia dhe në koordinim me prokurorin e shtetit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, hetimi ka filluar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT