Wednesday, February 25, 2026
BallinaVitrina e libritDafiola Nepravishta-Fjala

Dafiola Nepravishta-Fjala

Fjala

Fjala

Unë i kam të gjitha fjalët,
Ti thyej në sy si copa qelqi.
Ta ndiesh përmes fjalësh dhembjen që dikur me mua qeshi.

Edhe ylli i fundit të bjerë,
Ta dish,bota ime nuk errësohet .
Unë pa frikë udhëtoj në humnerë,
Bota ime nga fjala ndricohet.

Fjala është e vetmja mike,
Me respekt e thurr në vargje,
Fjala jote mor i mjerë,
Fjalë sa për sy e faqe.

Mos guxo mes të dyja botëve,
Të heqësh parale qëllimisht,
Nuk jam jotja shëmbëlltyrë,
Kaq gjë duhet ta dish.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT