Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-DEDIKIM PËR DATËLINDJEN E PROFESOR: NUSRET PLLANA...!!

Pirro Minella Millona-DEDIKIM PËR DATËLINDJEN E PROFESOR: NUSRET PLLANA…!!

….” “Feniksi” që ecën Vetëm dhe kurrë nuk ndalet, ka bërë punë të madhe për Atdheun me librat e tij ka arritur në çdo cep të planetit Tokë, për të vërteten e luftës të Kosovës…!!”

… I nderuari Profesor…. më lejon në datëlindjen tuaj të them pak shumë pak disa të dhëna biografia juaj e pasur:

-Jeni lindur më, 21 maj 1959, ditë e ejnte në Arbnesh të Prishtinës.

Shkollën filloren e keni kryer në vëndlindje, Arbnesh, të Prishtinës, kurse Gjimnazin dhe Fakultetin Ekonomik në Kryeqytet Prishtinë.

Pra si profesion të dy jemi kolegë si ekonomista.

Për një kohë të gjatë jeni marrë me veprimtari kulturore-artistike.

Në se më lejoni të rendis disa:

Në vitin 1984 keni themeluar Ansamblin Artistik ,”Hasan Prishtina”, të Prishtinës, të cilin e udhëhoqët deri më vitin 1996. Derisa ndoqët studimet pasuniversitare të Ekonomisë në Zagreb.

Por me të kthyer në Kosovë, më vitin 1986 burgoseni për veprimtari patriotike ilegale dhe dënoheni me gjashtë vjet burgim të rëndë, nga të cilët Ju i nderuari Profesor Nusret Pllan vuajtët pesë vite.

Menjëherë pas daljes nga burgu themeluat Ndërmarrjen private për prodhimin e qilimave “Teuta” në Prishtinë.

Por përndjekjet dhe burgimet nuk ju ndanë:

Dhe më vitin 1994 burgoseni për të dytën herë, por kësaj radhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ju ishit pjesmarrës i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe folësi i parë i Radios ”Kosova e lirë”.

Pas kthimit nga lufta, ishit redaktor përgjegjës i Radios ”Kosova e lirë”. U emëruat me detyrën Zëvendës Ministër dhe Ministër i Kulturës i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës 1999-2000.

Dhe sot i nderuari Profesor Nustret Pllana jeni aktualisht ligjërues i Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës në Shkup dhe Tetovë.

Magjistraturën e keni kryer në Tiranë, në vitin 2005, me temën “Masakrat serbe në Kosovë 1989-1997”.

Por vazhduat rrugën e perfeksonimit tuaj shkencor dhe kështu mbaruat Doktoraturën në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, më 1 Shtator 2009, me temën: “Intervenimi i NATO-s në Kosovë”, pranë Departamentin të Shkencave Politike dhe Administrimit Publik.

Në vitin 2011 Ju botuat në gjuhën angleze, librin “NATO Intervention in Kosova”, me recensentët: Ambasadorin amerikan William G.Walker, Prof.dr.Christopfer G.L.Hall dhe Prof.Julia Norrgard.

Kurse libri juaj , “The Terror of Invading Serbia over Albanians 1844-1999”, është përkthyer në tetë gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, japonisht e suedisht.

Më lejoni i Nderuari Profesor Nustret Pllana të theksoj se deri tani ky libër është promovuar në këto qendra evropiane dhe botërore: Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkupi, Oslo, Jovik, Stokholm, Kopenhagë, Katovicë, Budapest, Romë, Helsinki, Vjenë, Lion, Paris, Shtutgarti, Dortmund, Singen, Nyrnberg, Hechingen, Pforzheim, Hamm, Ludwigsburg, Helsingen, Heidelberg, Mannheim, Mynster, Gjenevë, Cyrih, Lugano, Ankara, Stamboll, Izmir, Bursa, New York, Washington, Florida, Detroid, Melbourne, Toronto, Bearry, Bruksel, Berlin, Bolzano, Braunschweig, Londër, Mynster, Dyzeldorf e Montreal.

Për dijeni të lexuesve po theksoj se:

Libri “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, ka arritur të futet në Bibliotekat më të njohura evropiane e botërore, si: në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, në Bibliotekën Botërore Victoria të Australisë, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Bibliotekën Botërore të Bajernit të Gjermanisë, në Akademinë Ushtarake të Bundesverit gjerman, në Tribunalin e Hagës, në Bibliotekën Botërore të Britanisë së Madhe në Londër, etj.

Në vitin 2013 jeni nderuar me Mirënjohjen nga Biblioteka Botërore e Kongresit Amerikan dhe Biblioteka Botërore e Britanisë së Madhe në Londër, në vitin 2015.

Jeni autor i dhjetra punimeve shkencore.

Për figurën tuaj “gërmova” shumë, por po veçoj vetëm një që më ka lënë mbresë të veçantë:

“Feniksi” që ecën vetëm, prof. dr. Nusret Pllana” me Autor Gazmend Islami.

Dhe po citoj : “Kishte gjithmonë burra dhe gra, që asnjëherë nuk u ndalen, duke punuar për çlirimin e atdheut!

U persekutuan u rrahën, mbajtën burgje të rënda, luftuan, disa ranë dëshmorë e disa mbetën gjallë!…

Të pakët kanë mbetur siq ishin, këta rreshta i shkrova, sepse kur e shoh një burrë, që një jetë të tërë, punoj e luftoj për atdheun e vet, dhe ende punon dhe nuk ndalet, më motivon që them me veten, lum na që e kemi, por mjerë na që nuk ja dim vlerën!

Po flas për Prof. Dr. Nusret Pllanën, zërin e “Kosovës së lirë”, zërin e atyre që gjthmonë në shpirt e kanë atdhedashurinë!

Nusreti ende dhe kurr pa u ndalur, ka bërë dhe është duke bërë punë të madhe pë atdheun, librat e tij kanë arrit kudo dhe në çdo cep të planetit tokë, për të vërteten e luftës sonë….!!”

Gjithmonë një shpirtbardh dhe një shqiptar i madh e patriot, puna jote dhe vepra jote, janë fryma dhe shpirti i dëshmorve….!

-Profesor më lejoni të përmënd pak episode nga veprimtaria juaj:

“Në Treviso të Italisë u promovua libri i vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë nga Serbia fashiste!

Në Amfiteatrin e bukur të këtij qyteti, duke ju falënderuar kontributit të jashtëzakonshëm të Kryetarit të Shoqatës “Shën Nëna Terezë”, z. Bajram Desku dhe kryesisë së kësaj Shoqate, por me një bashkëpunim të mrekullueshëm të tyre, edhe me shumë Shoqata të tjera shqiptaro – italiane, u promovuan suksesshëm këto vepra publicistike e dokumentare “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Hanëmshahe Ilazi, “Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, libër xhepi ky, i përkthyer me kompetencë edhe italisht, nga znj.Fitije Picari, si dhe filmat dokumentarë: “Kush i vret fëmijët?!”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala, “Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike” të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka, vepra këto të cilat në fund e kishin një “porosi”: sensibilizimin e opinionit evropian e botëror për gjenocidin dyshekulor serb mbi shqiptarët dhe ‘mos – harresën në shërbim të kujtesës historike’.

Nga shumë dashamirë të artit e të kulturës, që kishin ardhur nga Italia, Sllovenia, Kroacia e Austria, me pjesëmarrjen e tyre në këtë promovim veprash dokumentare, përveç të tjerëve nderuan edhe personalitete si Kryetarja e Komunës Quinto di Treviso

Ishin të pranishëm edhe shumë afaristë të dalluar në pjesën veriore të Italisë…..

Librin në fjalë është promovuar edhe në shumë shtete të Botës dhe është përkthyer edhe në shume gjuhë si: anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht, sërbisht e tjerë…..

-Profesor Nustreti një evenet i rëndësishëm është Dorëzimi i librave tuaj pranë Parlamentit Evropian:

Saktësisht 751 libra ” “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, biles për kuriozitet ju përmëndët edhe peshën e tyre plot 4500 kg pikërisht në jubileun e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 550 vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Skënderbeu.

-Profesor më lejoni tju përmënd se jemi takuar personalisht në 27 maj të vitit 2022, në Prishtinë, ku më dhuruat librin “The Terror of Invading Serbia over Albanians 1844-1999”. Ishte takim m breslënës ku u njoha edhe me bashkëshorten tuaj që ju ndjek hap pas hapi në misionin tuaj fisnik dhe aq historik.

Ky takim shumë shpejt u pasua edhe me takimin më datën 22 shtator 2022. Në Prishtinë ku më dhuruar në gjuhën anglezen librin për format xhepi “Mos harro kurrë”…

…Duke ju uruar Jetë të gjatë dhe lumturi në gjirin e familjes, urimi im të bashkohet me buqetën e Urimeve të miqve dhe të shokëve që ju rrethojnë….

Pirro Minella Millona

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT