Babai!
Babai sa herë që binte fjala për dhëndurët , thoshte gjithnjë; “familje e fortë është që ka burrin të zot, që është shtylla e shtëpisë, e nëse ky burrë (kjo shtyllë rrëzohet) përmbyset shtëpia”. Ndaj ju vajza hapni sytë e mëndjen që të merrni për bazë disa gjëra që edhe kur të zireni ngushtë, të dini si të veproni. Ja unë përshëmbul si babai juaj, që kur isha i ri nuk kam futur kurrë cigare në gojë, por kjo nuk do të thotë që po ta pija do isha burrë dhe babai i keq.
Por edhe alkolin nuk e pija, sa të quhesha pijanec , por një gotë raki ose një dopjo e mund ta pija me shokët, ose për raste.
Nuk isha imoral që të shkoja me femra , apo të ikja nga shtëpia e të vonohesha , apo të t’i lija shkak gruas sime.
U bëra me familje me vajza, që i kam të pesta vajzat si yje , e nuk jam pishman se nuk bëra djalë ,se edhe po ta kisha djalin nuk do ndryshonte gjë.
Por mendoj se djemtë e sotëm nuk e kanë interesin si dikur për prindërit apo për familjen.
Shoh shumë të rinj që pijnë klubeve, lozin bilardo, bigjozë dhe të tjera me baste.
Mendohem, po sikur të kisha djalë e të më sillej kështu siç po shoh të tjerë?!
Po sikur të më qëllonte një nuse në derë, që aman o zot?!
Megjithatë, ju më shikoni, jam njeri që më nderojnë të gjithë, miqësia, shoqëria, puna dhe gjithkush sa më njohin.
Ndaj dhe juve, u dua shëmbull në familje e me burrin, me fëmijët e me rrethin shoqëror.
Të mos katandiseni për turp, e të mos kontrolloni familjen..
Dhe kështu nuk kam vërejtje nga asnjë nga ju e as nga dhëndurët.
Por dua , që të mbani fort njëri-tjetrin e nëse ndpnjëherë ndonjëri e shkel me ndonjë gotë më tepër , apo për ndonjë vonesë njëherë të rrallë. Qëllimi është të mos u bëhet rrugë, s’e pastaj shuhet familja, dhe fëmijët do marrin shëmbujt tuaj.
Ndaj bijat e babit, merrni shëmbuj nga ne, me sa vuajtje dhe lodhje u kemi rritur, por asnjëherë s’jemi dorëzuar të marrim lekë borxh derë më derë , si disa familje që venë e pijnë klubeve, e i tërheqin zvarr rrugëve për t’i çuar në shtëpi të tjerët. Ose kërrusen në xhade, apo në katërrrugëshi, e tallen dhe kalamajtë me ta.
E familjen, familjen e lënë në mëshirë të fatit, fëmijët pa bukë, pa veshur, pa shkolla.
E ç’rrugë do marrin këta fëmijë?
Pa lëre e shoqja që s’del dot në xhade se i vjen turp…
Vazhdon…!