Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-SYTË E NËNËS

Rizah Reshani-SYTË E NËNËS

SYTË E NËNËS

Plotë sy më sodisin si vajzat trimin
Sy të zi , të gjelbërt, sy blu, joamnor
Por asnjëri s’ma sjellë gëzimin
Se nuk janë sytë e tu ëngjëllor.


Plot sy më zhbirojnë si shigjetë
Djegës si një thupër thane
Asnjëri nuk janë të sinqertë
Se nuk janë sytë e nanës.


Plot sy më shikojnë vëngër
Nga brigjet e jetës e të lëmës
Po mga koka deri në thembër
Më mungojnë sytë e Dritëhënës.


Përditë sy të ndryshëm ma thejne heshtjen
Anatominë e trupit ma masnin
Po veç sytë e tu ma sillnin buzëqeshjen
Sa herë jashtë pragut çitja hapin.


Dhjetëra sy përditë mbi mua shëtisnin
Rrudhat e jetës m’ i pikturonin
Po veç sytë e tu më nanurisnin
Plagët e shpirtit m’ i mëkonin.

.
Ka plot shkëlqime në natyrë
Valëzojnë edhe gjethet në dru
Po mua më mungon një lyrë
Nënë, më mungojnë sytë e tu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT