Banorët në shtëpinë e Big Brother VIP kanë vazhduar sonte diskutimet e tyre ku pa dyshim pritej që të diskutohej edhe për lidhjen mes Beatrixit dhe Donaldit pas disa zhvillimeve jo të mira kohëve të fundit mes tyre.
Kohëve të fundit Beatrix është ankuar për mungesë të vëmendjes dhe Arbana i ka vënë përballë.
Ajo e ka pyetur Donaldin nëse ka ndryshuar sjelljen e tij por ai ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar.
“Po e njëjta sjellje që kam pasur më përpara. Nuk ka ndryshuar asgjë, as ndjenjat e mia”, është përgjigjur Donaldi.
Ndërkohë Beatrix ka thënë se kjo që ka ndodhur mes tyre më shumë ka qenë një luajtje e saj emocionale.
“Ky rrugëtim që në fillim ka qenë shumë i vështirë për mua. Nuk e kisha imagjinuar se si do të shkonte kjo eksperiencë. Diçka shumë e bukur, por edhe shumë e vështirë. Ndonjëherë kur përjeton shumë gjëra njëkohësisht mund të jem e ngarkuar nga situatat dhe pa dashje nuk e kam menduar gjendjen emocionale të Donaldit. Ka qenë luhatje e imja emocionale më shumë”, deklaroi Betarix.