Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Magjia e kësajë bote

Enver Sahiti-Magjia e kësajë bote

Magjia e kësajë bote

Magjia e kësajë bote është më e mira
Kur dhe retë perpiqen për të fshehur Diellin
E as lulet nuk iu gezohen reve me errësirë,
Edhe pse etjen ua shuajn, sepse ai rrezatim u jep jetë e bukuri.


Tufa të bukura lulesh të kthyera nga Dielli
duke shijuar ato rreze mbrëmje nga dita që po ikë,
Ndërsa unë nga dritarja shijoj këtë muzg perendimi
Për të kujtuar pastaj këtë të bukurën ditë.


Imagjinoj ecje në qiellin e kaltër
Si n’ëndërr udhetimin e fundit kur e bënë
E me dhimbje zemre nga ankthi i dremitjes
Më siellen si n’ëndërr kujtimet e bukura mbresë


Perëndia me mision na dërgoi n’ktë botë
Që përjetësi, vetëm në natyrë të ketë,
E ne duke dëmtuar bukurinë e saj
Nuk i mendojmë pasojat qe ia bëjmë përherë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT