Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritLavdije Karrametaj Zalli-MË AFRO CA FLETË TË BARDHË

Lavdije Karrametaj Zalli-MË AFRO CA FLETË TË BARDHË

MË AFRO CA FLETË TË BARDHË

Shumë larg u tretën fletët e bardha,
Desha të vrapoj e t’i mbledh ca,
Por këmbë nuk më ecin,
Qenkan të lidhura për këtë krevat të shpifur,
Medet, nuk po i zë as me dorë!
E as me ëndrra, o Zot!

Desha të shkruaj vetëm ca vargje,
Për hënën dhe yjet që më janê larguar,
E që nuk po i zë as syri, as pena,
Për dritën dhe diellin që nuk po i shoh sot,
Qenka bërë errët si një shtjellë e zezë korb,
Qenka bërë skëterrë si nata!

Në vegim më shfaqen
Fëmijët që po më thërrasin,
E këmbët asesi të ecin,
E duar drejt tyre më rrinë shtrirë,
Të ngroh pak shpirtin që më ështê mërdhirë,
Dua t’i marr në gji
Se vetëm mes tyre më ngroh dielli…!

Dua që hëna dhe yjet të mos më braktisin,
Si çdo herë të më bëjnë shoqëri,
Se vetëm pranë tyre nuk ka lidhje këmbësh,
Se vetëm mes tyre bëhem me krahë
Dhe fluturoj në këtë qiell që po e prek me dorë,
Dhe në këtë tokë që mezi po e prek me gishtërinj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT