KARMA E FATIT
KAPITULLI 23
Ai ishtë një djalë zeshkan izraelit, ardhur nga provinca antike e hebrejve . Mysylman i betuar i fesë së judizmit me karakteristika europiane në pamje të jashtme. Konture të rregullta, ADN e origjinës greke, trashëguar prej nënës së tij.
Atë ditë Pareana Miler kishte mbyllur takim për tek dentisti.
Një dhëmb i dëmtuar deri në nerv i kishte sjellë pagjumësi e dhembje koke.
Ju desh të ndeshej me vështrimin e bashkëbisedimin e tij, për të rigjetur vetveten.
Jorgoja kishte studiuar në fakultetin e Parisit por kishte vite që jetonte në Greqi në vëndlindjen e nënës. Diploma varur murit me stemën e tre lejlekëve prej argjendi, mbajtur rigon, të jepte një ide mbi intelektin e atij djali fisnik.
Pas mjekimit të dhëmbit nën melodinë e një muzike të qetë emocion zemre, ambjenti ngjante elektrizuar prej një fryme të ngrohtë.Koha kish kaluar pa u ndier, mbyllur kështu vizitën e dytë.
Takim pas takimi ndihen një rrymë magnetike të tërhiqte polet e kundërta të fesë së tyre.
Paraena lutej ç’ do ditë në ikonostasion e Shën Marisë Glkofiluses ku kish askiduar dikur një eremit për dashurinë e saj të fshehtë.
Ndihej tej e lumtur, shkëlqente si një diell, sytë i lambërinin e zëri i kumbonte si tingujt e padëgjuar telave të violinçelës së Hauster.
Pareana, kishte gjetur një mbështetje. Njeriun që nuk bënte veprime për tu dukur.
Atë që do ti ndodhej pranë në vështirësi. Atë që e donte ashtu siç ishte, pa asnjë ndryshim.
Mbrëmja afrohej me orë magjike, siellë rrotull hijes së saj një kontur rozë me blu të errët, ngacmuar mendimet si të shkruheshin universit enkas për ta.
Në mendjen e saj të ishte vallë ai hajdut zemrash, hyrë në kulminacionin e përmbushjes së dëshirës. Prekur buzët me petale trndafilash të egër.
Ai dinte ç’ farë zgjidhte për një zonjë simpatike. Romancë trëndafilash në pjekuri të plotë.Vetëm një shkundje e lehtë, për të mbushur ambjentin me petale shumëngjyrësh si një koreografi mozaikësh.
Pareana, reagoi menjëherë ndezur qirinjë me aromë levandoje, ndodhur mbi komodinën e bardhë.
Aromat, petalet, çarçafët e mëndafshtë mbështjellë lëkurës së tyre, i sollën natës yje të shndritshëm, hënës shkëlqimin e buzëqeshjen e argjendtë.
Trokëllinin gotat nga pija e tyre e preferuar, ngritur dolli për ëngjëjt që kah fluturoni përreth tyre.
Agu zbardhi futur fytyrën kortinave të bardha, lënë ndriçimin mbi letrën e saposhkruar, pranë gjirit të saj.
Eh, rrëfim shpirti!
Parana ndihej e tejlumtur aq sa, filloi të kërcente vals përmes sallonit të gjerë si të ish balerinë e vërtetë.
Syve të saj shtrihej një qiell i pafund shpresash nën pulsime të ndjeshëme zemrash.
Takimi i mesditës ishte tek limani.
Lumturuar si dhe era të dukej se i flladiste flokët shtrirë dorës së tij, zbriti nga taksia me një bujzëqeshje të hapur përçuar edukatë e mirësi.
Vëmendjen ja tërhoqën turma njerëzish vrapuar përgjatë limanit, sa edhe asfalti dukej se dridhej, si të përjetonte tërmet të sajuar.
Ç’ farë të kishte ngjarë vallë?!
Flitej për gjakmarje,..
Ajo, shtangi disa metra larg vëndtakimit e kufomës. Zbardhur në fytyrë e ngrirë krejt si një copë akull.
Lamëtëmira, i ishte e ndaluar.
Dashuria e saj e parë ishte shuar përjetësisht, pa lënë asnjë mesazh.
Policia dhe organet kopetente kishin filluar kërkimet e marjen e shënjave të gishtave.
Kamera e stacione të ndryshme televizive mbërinin në zonën e ngjarjes,..
Pareana, mbledhur forcat e fundit nxori me gjakftohtësi telefonin nga çanta, kërkuar në axhentën e saj numrin e avokatit të familjes, në ndjekje të çështjes,..
Tashmë, ishte ajo që do të ushqente helmimin e lejlekëve me rigon.
( Lejlekët kur helmohen hanë rigon për pastrim organizmi).
