Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeEvropën e pret një valë e nxehtësisë priten temperatura deri 48 C

Evropën e pret një valë e nxehtësisë priten temperatura deri 48 C

Një valë e nxehtësisë vazhdon të përfshijë pjesë të Evropës, me temperatura rekorde që priten në ditët në vijim. Kjo valë pritet të sjellë kushte edhe më ekstreme në ditët e ardhshme.

Temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë. Ato mund të arrijnë 48 gradë Celsius në pjesë të Italisë, duke u bërë “temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Evropë”, thotë Agjencia Evropiane e Hapësirës. Një paralajmërim i kuq i alarmit është në fuqi për 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën.

Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë në histori, sipas shërbimit të BE-së për monitorimin e klimës Copernicus. Moti ekstrem si rezultat i ngrohjes së klimës është “për fat të keq duke u bërë normalja e re”, ka paralajmëruar Organizata Botërore Meteorologjike

Periudhat e nxehtësisë intensive ndodhin brenda modeleve natyrore të motit, por shkencëtarët thonë se globalisht ato po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe po zgjasin më gjatë për shkak të ngrohjes globale.

Vala e të nxehtit Cerberus – e quajtur nga Shoqëria Meteorologjike Italiane sipas përbindëshit me tre koka që shfaqet në Ferrin e Dantes – pritet të sjellë kushte më ekstreme në ditët e ardhshme.

Spanja ka regjistruar temperatura deri në 45 gradë Celsius, derisa  Qeveria rajonale e Andaluzisë ka nisur një shërbim ndihme telefonike për njerëzit e prekur nga i nxehti.

Të enjten, Agjencia Evropiane e Hapësirës tha se temperaturat mund të arrijnë në 48 gradë Celsius në ishujt italianë të Sicilisë dhe Sardenjës: “potencialisht temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Evropë”.

Shërbimi kombëtar i motit në Mbretërinë e Bashkuar, Met Office, tha më herët se priste që temperaturat të arrijnë kulmin të premten.

Meteorologët italianë kanë paralajmëruar se vala e ardhshme e të nxehtit – e quajtur Charon do t’i shtyjë temperaturat përsëri në 43 gradë Celsius në Romë dhe 48 gradë Celsius në ishullin e Sardenjës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT